“Nuk luajmë për titull”, Ten Hag me “këmbë në tokë”

0
137

Manchester United arriti fitoren e radhës në Premier League. “Djajtë e kuq” triumfuan me rezultatin 3-0 pëballë Leicester dhe diferenca me vendin e parë është vetëm pesë pikë. Trajneri Erik ten Hag pas ndeshjes me “dhelprat”, deklaroi se ekipi i tij nuk po mendon për titullin në Premier League, pasi synimi i vetëm është ndeshja e rradhës.

“Nuk po mendojm për garën e titullit. Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e rradhës. Të enjten ne do të kemi një sfidë të madhe ndaj Barcelonës në Europa League. Duhet të luftojmë. Tifozët tanë duhet ta kthejnë Old Trafford në një kështjellë, për të arritur synimin nga përballja me Barcelonën.

Numri një i pankinës së United, pranoi se është i kënaqur nga rezultati në sfidën me Leicester, por jo me performancën e ekipit.

“Ne jemi të kënaqur me rezultatin, pasi është i mrekullueshëm. Por, ndeshja me Licester ishte vërtetë e vështirë. Ne patëm probleme dhe vetëm për shkak të David De Geas e mbajmë portën e paprekur. Megjithatë kur luan çdo tre ditë nuk mund të arrish gjithmonë të njëjtën performancë”.

Për Manchester United dhe trajnerin Erik ten Hag kjo javë do të jetë vendimtare, pasi fillimisht “Djajtë e Kuq” do të luajnë përballjen e dytë në fazën me eleminim direkt në Europa League përballë Barcelonës, ndërsa të dielën do të zhvillohet finalja e Carabao Cup përballë Newcastle./SS

Leave a Reply