I lumtur te Juventus, por nuk flas për rinovimin”, Di Maria: Klubi ka probleme

0
129

Pas një periudhe të gjatë me probleme fizike, Angel Di Maria duket se ka gjetur vazhdimësinë dhe po tenton të udhëheqë Juventusin në këtë periudhë të vështirë për bardhezinjtë.

Megjithatë, argjentinasi nuk e ndan në këtë moment nëse do të qëndrojë tek “Zonja e Vjetër” edhe për sezonin e ardhshëm duke u shprehur se është i lumtur në klubin italian ndërsa shtoi se klubi ka probleme duke iu referuar hetimeve në lidhje me pjesën e rrogave të lojtarëve dhe fair-play-t financiar.

“Nuk kam preferenca sa i takon të ardhmes, jam i lumtur këtu. Por, duhet ta pranoj se klubi në këtë momente ka probleme dhe në kohët e fundit nuk po flasim shumë rreth rinovimit. Nuk kam folur me Juventusin, por nuk kam folur as me klubet e tjera. Unë mendoj tani vetëm për të treguar vlerat e mia në çdo moment, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.

A do të marr pjesë në Botërorin e ardhshëm? Nuk e di, mendoj se mund të jem në Kupën e Amerikës. Do të bëj gjithçka është e mundur dhe do të më pëlqente të isha pjesë e Kupës së Amerikës. Është thelbësore për mua që të vijoj e të luaj në Europë pasi përndryshe Scaloni nuk do të më konsideronte. Duhet të jem në 100%”, u shpreh Di Maria./SS

Leave a Reply