“Nuk je ” nga Donaldi kap milionshin e parë në Youtube

0
272

Ish banori më i përfolur i “Big Brother VIP”, Donald Veshaj së fundi është bërë pjesë edhe e industrisë së muzikës.

Të shtunën ai ka publikuar këngën e tij të parë, shkruan lajmi.net.

Kënga titullohet “Nuk je”, dhe u përfol shumë në media.

Kjo këngë u përfol shumë pasi u aludua se e gjitha është një dedikim për moderatoren Bora Zemani.

Për tekstin e këngës është kujdesur Donaldi, producent është kantautori Elgit Doda, teksa për klipin  u përkujdes Max Production.

Kur ka kaluar pak më shumë se një ditë nga publikimi, kënga tashmë ka grumbulluar mbi një milion klikime.

Detaje të caktuara në klip u morrën si dedikime për ish partneren e tij, Bora Zemani.

Leave a Reply