Një kujtim më ndryshe për çlirimin e Prizrenit!

0
612

Ish-Komandanti i UÇK-së në Zonën e Prizrenit, Zafir Berisha e ka kujtuar ndryshe prej herave të tjera 22 vjetorin e çlirimit të vendit.

Berisha ka publikuar një fotografi duke sjellur kujtime të veçanta. Madje, ai ka porositur gjeneratat e reja që të mos harrojnë se forcat serbe kanë vrarë 1392 fëmijë.

“Ti vogëlushë dhe shumë të tjerë si ju që sot jeni burra,
Urime çlirimi i Prizrenit dhe Kosovēs 12.06.1999,
Ju sot jeni mjekë, jurista, ekonomista,inxhinjer, mësues etj dhe mbi supe e keni shtetin i cili i bë me shumë mund, sakrifica e gjakë,
Mos harroni se në Kosovë, forcat serbe vranë 1392 fëmijë si ju gjatë luftës në Kosovë,
Ju sot jeni prespektiva e shtetit që vazhdon të luftohet nga Serbia dhe argatët e saj, me propaganda, linqime e shpifje në adresë të luftëtarve të UÇK-së!
Shteti i Kosovës duhet të bëhet dhe sot ju keni përgjegjësi ashtu siq patë bërë gjenerata juaj kur kapi armët për lirin e Kosovës gjatë vitit 1998/99!
Çlirimi i Kosovës që ne sot e gëzojm është mbi gjakun e shumë gjeneratave…
Zafa”, ka thënë Berisha./04 Online

May be an image of fëmijë dhe tekst

Leave a Reply