Një foshnje evakuohet nga zjarrfikësit në Gjakovë, spital i përmbytur nga reshjet

0
208

Gjendje më e rënduar pas vërshimeve që kanë përfshirë pothuajse gjithë Kosovën është në qytetin e Gjakovës.

Nga pamjet që vijnë nga atje, shihen rrugë të tëra të vërshuara e të mbuluara nga uji.

Gjithashtu shumë banorë janë detyruar që të dalin nga shtëpitë e tyre të cilat janë rrezikuar si rezultat i vërshimeve.

Në pamjet e publikuara “Syri Vizion” shihet që në rrugën “Shotë Galica” kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit me një barkë shpëtimi.

Aty shihet që është evakuuar një familje, pjesë e së cilës është edhe një foshnje.

https://video.gjirafa.com/307039511-650775506283318-8567399659554543422-n-mp4

Leave a Reply