Greva po zgjatë si shumë!

0
1060

Të nderuar kolegë, nxënës, prindër dhe ju miq!

Kjo grevë e filluar me 24 gusht dhe që po zgjatë së paku deri me sot është bërë si tepër, bile mund të them edhe bajate.

Janë humbur 12 ditë mësimi të cilat kurrë nuk do të plotësohen në efektin e kënaqshëm.
Si mësimdhënës me përvojë pune 43 vjeçare, jam thellësisht i brengosur çka do të ndodhë nga e hëna e javës së ardhshme. Nxënësit janë në pritje të një lajmi të mirë, kur do të hapën shkollat? Të nderuar miq, 320 000 nxënës të Kosovës nuk janë as të Albin Kurtit, Arbërie Nagavcit e Hekuran Muratit, as të liderëve opozitarë dhe as të kryesindikalistëve, Jashari, Ymeri, Kusha e ndonjë tjetër.

Shkollat rrijnë mbyllur, jo kësaj radhe nga fashistët serbë të Beogradit, por nga inatet tona!
Unë nuk pajtohem me këtë mjerim që na ka pllakosur. Unë dhe mijëra kolegë mesimdhënës, nën kërcënimet e soldateskës serbe, punuam plot 9 vite në vitet e 90-ta pa pare, besa ndonjë herë edhe pa bukë, vetem e vetem që shkollat shqipe të mos mbylleshin. Punuam sepse kishim përball nesh regjimin gjakatar të Sllobodan Millosheviqit. Punum sepse donim të çonim në vend amanetin e RILINDASËVE, nga Naimi e deri të Fishta që gjuha shqipe mos të ndalohej kurrë.

Dhe tash, në liri pas 23 vitesh kjo të ndodhë – NUK BËN!

Unë i bëj apel gjithë kolegëve të mi që t’i trokasim ndërgjegjies dhe nga e H Ë N A të fillojë mësimi pa marrë parasysh u morën vesh apo s’u morën vesh të barikaduarit.

Edhe 5 muaj e gjysëm do të pensionohem. Nuk dua që mbi 43 vite rrugëtim në shtigjet e arsimit të më mbyllën me turp!

Shkruan: Beqir LETAJ

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply