Nisma në Prizren paralajmëron reformim të thellë

0
566

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, mbajti takimin e radhës me kryesinë e saj, në takim u analizua aktiviteti i deritanishëm dhe procesi zgjedhorë në të cilën ka kaluar Nisma, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik transmeton 04 Online.

“Kryetari i Degës, Zafir Berisha, i falënderoi anëtarët dhe votuesit e Nismës në Prizren për kontributin e dhënë në këto zgjedhje dhe mbështetjen e vazhdueshme të tyre. Kryesia e degës vendosi që të vazhdohet procesi i zgjedhjeve ty brendshme i cili u ndërpre vitin e kaluar, si dhe gjatë muajit të ardhshëm në përputhje me situatën në të cilën po kalon vendi me pandeminë COVID-19 të mbajë kuvendin e degës nga ku do të dalin organet e reja të Nismës Socialdemokrate në Prizren”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply