Ngjyra ideale për dollapët e kuzhinës

0
562

Për t’ju ndihmuar që të zgjidhni nuancën e duhur, Nicole Gibbons, Nicole Gibbons, themeluese e Clare Paint, ka zbuluar këshillat e veta për ngjyra të cilat do të dominojnë në vitin 2021.

Ajo ka ndarë gjithsej pesë opsione, nga nuancat e ngrohta të bardha deri te nuanca blu, ngjyrat më të preferuara të të gjitha kohëve.

Mirëpo, një propozim posaçërisht ka theksuar dhe ajo është ngjyra midis ngjyrës bezhë dhe së hirtës, transmeton Telegrafi.

– Ajo është ngjyra e ngrohtë neutrale e cila është goxha e sigurt. Duket jashtëzakonisht e bukur në dollapë dhe gjithmonë do të jetë super e popullarizuar – ka shtuar Gibbons.

Pos ngjyrës së parë klasike, Gibbons gjithashtu ka theksuar edhe katër ngjyra të cilat ia vlen të merren parasysh.

E bardha e ngrohtë: Dollapët e bardhë janë klasikë e përhershme, ndërkohë për vitin 2021 Gibbons parashikon trendin ndaj së bardhës së butë.

Tonet e ngrohta janë zgjedhje e shkëlqyeshme për dukje minimaliste, por edhe të këndshme dhe joshëse, ka thënë ajo, shkruan Apartment Therapy.

E gjelbra e errët: Nuancat e thella të së gjelbrës japin ndjenjë dramatike, të rregullt në kuzhinë. Gibbons ka vënë re që e gjelbra e ngopur misterioze më së miri shitet.

Nuancat e së kaltrës: Gibbons thotë që nuancat e së kaltrës duken shkëlqyeshëm në çdo dhomë, pa marrë parasysh stilin e rregullimit. Për vitin 2021 parashikohen nuanca të mbyllura të së kaltrës së errët.

E portokallta: Freskoni dollapët e kuzhinës me ngjyrën e butë të portokalltë të zbehtë apo me të portokalltën klasike të butë. 

Leave a Reply