Ngacmonte të miturën në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari nga Prizreni

0
517

Policia e Kosovës në Prizren ka arritur që ta identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin që e ngacmonte një vajzë të mitur përmes rrjeteve sociale.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes rrjeteve sociale i ka dërguar mesazhe me përmbajtje erotike viktimës femër kosovare e mitur. I dyshuari në dëshminë e tij ka pranuar se i ka dërguar mesazhe viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply