Dy persona sulmojnë një tjetër në Prizren, njëri prej tyre arrestohet nga policia

0
199
Foto: Ilustrim

Pas një mosmarrëveshje që kishin më parë, një person është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar në rrugën “Nazim Buduri” në Prizren.

Si rezultat i kësaj, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit për sulm fizik është arrestuar nga policia, dhe i njëjti është dërguar në mbrajtje me vendim të prokurorit të rastit.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar meshkuj kosovarë. Incidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte viktima me të dyshuarit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të lehta. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply