Futbollisti me prejardhje shqiptare, Arijon Ibrahimović, është shumë pranë transferimit te Augsburgu, pasi klubi gjerman ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për huazimin e tij.
20-vjeçari pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë pasdites, pas së cilës marrëveshja pritet të zyrtarizohet.
Sipas raportimeve, marrëveshja përfshin edhe opsionin e blerjes së kartonit në fund të sezonit, me shumën e raportuar prej rreth 8 milionë eurosh. Bayern Munichu do të përfitojë gjithashtu rreth 500 mijë euro nga huazimi, shkruan 04 Online.
Ibrahimović, i cili është produkt i akademisë së Bayern Munichut, kërkon më shumë minuta në Bundesliga dhe Augsburgu shihet si një mundësi e mirë për të vazhduar zhvillimin e tij.
Në sezonin e kaluar, ai ishte i huazuar te Heidenheimi, ndërsa këtë verë kishte marrë pjesë rregullisht në përgatitjet e Bayern Munichut./04 Online/














































