E ardhmja e Zhegrovës te Juventusi në dyshim, interesim nga Arabia Saudite dhe Lazio

0
10

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet e pasigurt, pasi reprezentuesi i Kosovës nuk po gjen hapësirën e dëshiruar në skuadrën italiane.

Zhegrova u aktivizua vetëm 20 minuta ndaj Frosinones, ndërsa ndaj Parmës mungoi për shkak të një problemi fizik, shkruan 04 Online.

Sipas mediave italiane, Al-Ittihad ka shfaqur interesim për futbollistin, ndërsa Zhegrova thuhet se është i hapur për një transferim në Arabinë Saudite. Juventusi kërkon të paktën 15 milionë euro për kartonin e tij.

Në garë raportohet se është edhe Lazio, e cila synon ta marrë kosovarin në formë huazimi./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here