Nga buxheti i SHBA-së planifikohen të ndahen 200 milionë dollarë për Kosovën

0
295

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka prezantuar para Kongresit planin e tij të shpenzimit të parave nga buxheti i shtetit, nga i cili parashihet të ndahen 200 milionë dollarë për Kosovën.

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka publikuar raportin ku thuhet se është miratuar edhe kërkesa që ia kanë adresuar për ndarje mjetesh për Kosovën për implementimin e disa programeve të përqendruara në energji, njofton Klan Kosova.

“Në dhjetor të 2018-ës, bordi i drejtorëve të MCC ka zgjedhur Kosovën për të zhvilluar një program kompakt derisa vendi vazhdon të implementojë programin e vazhdueshëm. MCC dhe Qeveria e Kosovës përditësuan dhe ripohuan se qasja në energji është pengesë për rritjen ekonomike të Kosovës.

Gjatë dy viteve të kaluara, MCC ka punuar me Qeverinë dhe palët e tjera të interesit për të zhvilluar një program të përqendruar në sektorin e energjisë së Kosovës. MCC dhe Qeveria përfunduan studimet e parapara në vitin 2020 për të vlerësuar tre projekte të propozuara: zhvillimin e sektorit të gazit natyror të Kosovës, krijimin e rezervave të energjisë për balancimin e sistemit të energjisë dhe përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike”, thuhet në publikimin e MCC.

Leave a Reply