Nënshkruhet Plani i Menaxhimit të Qendrës Historike dhe plani i menaxhimit për Kalanë e Prizrenit

0
413

Në Muzeun Kombëtar të Kosovës sot është nënshkruar Plani i Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit dhe plani i menaxhimit për Kalanë e Prizrenit.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili ka thënë se këto dy dokumente janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore për komunën të cilën ai edhe e drejton.

“Sot në Muzeun Kombëtar të Kosovës u nënshkrua Plani i Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit dhe plani i menaxhimit për Kalanë e Prizrenit, dy dokumente shumë të rëndësishme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunën tonë.
Ministren Vlora Dumoshi, falënderova për përkushtimin e saj për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit dhe kërkova nga ajo që të vazhdojmë projektet, të cilët i kemi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sidomos ato që kanë të bëjnë me restaurimin e rrugës “Marin Barleti” si dhe investimet në shtëpitë e vjetra, të cilat janë në listën e trashëgimisë kulturore në Komunën e Prizrenit, duke potencuar që duhet të ndahen më shumë fonde në këtë drejtim.
Me këtë rast kam shprehur se Komuna e Prizrenit do të vazhdojë përkushtimin e saj për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike në Prizren!”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply