Në Prizren 433 raste aktive me COVID-19

0
284

Komuna e Prizrenit vazhdon të jetë e dyta në nivel vendi për numrin më të madh të rasteve aktive nga COVID-19.

Dje gjatë ditës Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj ka njoftuar se në Prizren janë 9 raste të reja të infektuar nga COVID-19, derisa janë shëruar 49 persona, shkruan 04 Online.

Prizreni aktualisht ka 433 raste aktive, për dallim nga komuna e Prishtinës e cila renditet e para dhe ka 1 mijë e 329 raste aktive.

Ditëve të fundit është vërejtur një trend i rënies të numrit të vdekjeve dhe të infektuarve nga COVID-19, ndërsa një rritje e numrit të të shëruarve./04 Online

Leave a Reply