Ndërroi jetë profesori, Kamber Karavidaj nga Prizreni

0
473

Ka ndërruar jetë profesori, Kamber Karavidaj. Ai ka punuar në shkollën e ekonomisë “Ymer Prizreni”, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Profesori Karavidaj, që punoi një kohë të gjatë në arsim, përkundër ligjërimeve në lëndën e Kimisë, tek nxënësit transmetonte edhe frymën kombëtare.

Gjatë kohës se okupimit nga regjimi serb, ai punoi me përkushtim në shtëpitë-shkolla.

Pos kontributit në arsim, Karavidaj nuk hezitoi t’i bashkohet edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që në pranverën e vitit 1998.

Sipas banorëve, bashkë me shumë ushtarë tjerë të fshatit Mazrrek dhe Kojush, disa herë kaluan edhe kufirin për furnizimin e UÇK-së me armatim.

Ishte ndër profesorët e respektuar në mesin e kolegëve! /GazetaePrizrenit.net

Leave a Reply