Ndahet nga jeta kryetari i veteranëve të UÇK-së në Dragash Qerkin Krasniqi

0
230

Është ndarë nga jeta ish luftëtari i UÇK-së nga Brigada 125 e Zonës Operative të Pashtrikut, Qerkin Krasniqi.

Krasniqi njëherit ishte edhe kryetar i veteranëve të UÇK-së në komunën e Dragashit.

“Do të mbetesh i paharruar për gjithë shokët e luftës, ishe shembull në Br 125 të ZOP”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Zafir Berisha ish-komandant i UÇK-së në zonën e Prizrenit.

“Prehu në paqe bashkëluftëtari ynë Qerkin Krasniqi!
Shpirti juaj meriton të pushoj i qetë në dheun e Kosovës për të cilën bëre shumë.
Do të mbetesh i paharruar për gjithë shokët e luftës, ishe shembull në Br 125 të ZOP.
Ngushëllime familjes Krasniqi në fsh. Buçe, miqëve dhe bashkëluftëtarve të UÇK-së.
Lamtumirë Kini Krasniqi”, ka shkruar Berisha./04 Online

Leave a Reply