Mytaher Haskuka do t’i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve dy herë në muaj

0
333

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se do t’i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve çdo dy javë, shkruan 04 Online.

Haskuka ka thënë se do të jetë i lidhur drejtpërdrejt në ‘facebook’ për t’iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.
Si rrjedhojë, ai ka publikuar edhe linkun ku qytetarët do të mund të parashtrojnë pyetjet e tyre.

𝑮𝒋𝒊𝒕𝒉𝒎𝒐𝒏𝒆̈ 𝒑𝒓𝒂𝒏𝒆̈ 𝒒𝒚𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓𝒆̈𝒗𝒆!Të dashur qytetarë,Në mënyrë që të jem sa më afër jush dhe t’ju përgjigjem pyetjeve në lidhje me projektet e Komunës së Prizrenit, tanimë çdo dy javë do të jem në praninë tuaj, drejtpërdrejt në Facebook, duke iu përgjigjur pyetjeve që i keni parashtruar.Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni formularin ku mund ta paraqitni pyetjen tuaj, për të cilën më pas do të përgjigjem në takimin online, që do e realizojmë dy herë në muaj!https://docs.google.com/…/1FAIpQLSfo1UXiihLe5U…/viewformQë nga fillimi i mandatit kam qenë kryetar i juaji, i çdo qytetari, duke u përpjekur që të jem gjithmonë pranë jush.𝑻𝒂𝒏𝒊𝒎𝒆̈ 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒋𝒆𝒎𝒊 𝒆𝒅𝒉𝒆 𝒎𝒆̈ 𝒂𝒇𝒆̈𝒓!Prej qytetarit – Tek qytetari!#VvazhdojmëMytaher Haskuka

Leave a Reply