Musliu: Këto zgjedhje janë momenti i fundit kur ne duhet të veprojmë me vetëdije të plotë qytetare

0
398

Erzen Musliu nga Nisma Socialdemokrate është kandidat për Kuvendin e Prizrenit. Ai ka njoftuar se në këto zgjedhje mban numrin 11.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë të Komunës së Prizrenit, bashkëmoshatarë, aktivistë, simpatizantë e mbeshtetës. Më lejoni që përmes këtij shkrimi të ju njoftoj që në Zgjedhjet Lokale të 17 Tetorit të këtij viti, do të jem kandidat për Asamble Komunale me numrin 11 në listën e NISMA Socialdemokrate në Prizren.

Këto zgjedhje janë momenti i fundit kur ne duhet të veprojmë me vetëdije të plotë qytetare dhe t’i japim mundësi atij që me të vërtetë e don qytetin e tij i don qytetarët e tij dhe dëshiron ti shohë sa më lartë.

Tani është koha e ndryshimeve në Prizren, mirëpo për ta arritur këtë na duhet angazhim i të gjithëve, të bashkohemi të gjithë për Prizrenin e vlerave, traditës, kulturës e mbi të gjitha “Kryeqytetin shpirtëror të Shqiptarëve”.

Besimi juaj për mua është nder dhe përgjegjësi, andaj mund të ju premtoj se do të shihni besnikërinë dhe ndershmërinë time ndaj drejtësisë dhe barazisë për të gjithë, integrimin dhe avancimin e të rinjëve drejtë proceseve vendimmarrëse! Me votën tuaj si Asambleist, do të jem i të gjithëve dhe për të gjithë.

Ju falemnderit paraprakisht! I juaji, Erzen Musliu!

Leave a Reply