Muriqi i dhuron fitoren Kosovës, “Dardanët” nisin me tri pikë në Ligën e Kombeve

0
52

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke mposhtur Irlandën me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” zhvilluan një paraqitje të mirë dhe krijuan raste gjatë ndeshjes, por goli i fitores erdhi vetëm në minutat e fundit.

Në minutën e 83-të, goditja e Ermal Krasniqit u ndal nga traversa, ndërsa në vazhdim Vedat Muriqi u gjend në vendin e duhur dhe me goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Ky gol i kapitenit kosovar ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar Kosovës tri pikë të rëndësishme në ndeshjen hapëse.

Pas kësaj fitoreje, Kosova merr tri pikë në Grupin e Ligës B, ndërsa ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të dielën në udhëtim ndaj Austrisë./04 Online/