Muhamet Shalaj merr përkrahje edhe në Gjonaj të Hasit

0
517

Gjonaj i Hasit sonte ka mirëpritur kandidatin për Kryeministër të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe të gjithë kandidatët për deputet nga ky subjekt politik në Prizren.

Mbështetja e madhe në të cilën kanë hasur kandidatët për deputet në Gjonaj, nga këta të fundit është vlerësuar se Hasi ka pranuar kauzën me çlirimtarët.
E si rrjedhojë, kandidati për deputet nga kjo trevë, Muhamet Shalaj para të pranishmëve ka thënë se Gjonaj dhe fshatrat e Hasit do të jenë në qendër të vëmendjes të qeverisjes së Nismës Socialdemokrate.

“Gjonaj ka ditur çdoherë të mbështesë Nismën Socialdemokrate, si shumë fshatra përreth të Hasit. Në qeverisjen tonë Gjonaj do të ketë mirëqenie të mirëfilltë, investimet tona do të fokusohen në turizmin rural, infrastrukturë të përgjithshme, e poashtu rritjen e cilësisë në arsim”, ka thënë Shalaj.

Poashtu Shalaj para të pranishmëve ka kërkuar që më 14 shkurt të votohet Nisma Socialdemokrate dhe kandidati i saj për Kryeministër, Fatmir Limaj e poashtu edhe kandidatët e saj për deputet nga Prizreni.

“Duke votuar Fatmir Limajn për Kryeministër, ju dhe ne së bashku do të votojmë për kauzën që ka për synim ti mbroj e ruaj çlirimtarët”, ka thënë Shalaj.

Shalaj në këto zgjedhje garon me numrin 77, i cili beson se do të konfirmohet për deputet të Kuvendit të Kosovës./04 Online

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Leave a Reply