Muçaj emocionohet tek varri i Hysni Hysenit: Unë erdha tek ti sot për tët thënë që u realizu ëndërra

0
494

Fitorja e thellë e LVV-së në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës i ka ekzaltuar pa masë anëtarë, simpatizantë e mbështetës të këtij subjekti politik. Dhe, jo vetëm.

Por, ndjesia për këtë fitore për Drejtorin e Inspektorateve Edon Muçaj ishte pak më ndryshe, për të mos thënë e përzier. Muçaj sot ka vizituar varrin e Hysni Hysenit, njeriut që sa ishte gjallë kishe dhënë gjithçka nga vetja e tij për LVV-në.

Muçaj ka prezantuar edhe një fotografi nga varrezat me një mbishkrim shumë emocionues.

“Njerëzit kur janë të gjallë e punojnë ndershëm lëjnë gjurmë edhe pas vdekjes! I tillë ishe edhe ti Tadush e ti ishe motivimi ynë që të vazhdojmë tutje!
Unë erdha tek ti sot për tët thënë që u realizu ëndërra jote por sikur bora e bardhë të kishte mbuluar varrin e sikur donte të të thoshte edhe ty edhe mua se ditë të bardha po vijnë!
Do të kujtoj me mallë! ❤️”, ka shkruar Muçaj./04 Online

Leave a Reply