Moti sot gjatë ditës kthjellët dhe me diell

0
84

Pas ngricave orëve të mëngjesit, dita e parë e pranverës, të mërkurën do të karakterizohet me mot të kthjellët e me diell.

Pasdite në pjesë qëndrore e lindore mund të ketë zhvillime të vransirave të pakta lokale. Temperaturat minimale zbresin në -2C e 0C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 11C e 13C, njofton Prishtina Weather.

Mot kryesisht me diell parashihet edhe ditën e enjtë, me temperatura maksimale deri në 16C. Vransira kalojnë ditën e premtë, aty këtu duke shfaqur kushte edhe për ndonjë rigë shiu, ndërsa temperaturat zbresin në 13C.

Në fundjavë, më shumë intervale me diell dhe mot i butë. Maksimalet deri në 17C, lokalisht 19C. Me zhvillime të vransirave, përreth viseve malore mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu.

Leave a Reply