Moderatorja shqiptare: Nuk do jetoja me vjehrri, dua të rri lakuriq në shtëpi

0
145

Viteve të fundit, tema se a do jetoje me vjehrrën është pothuajse në secilën bisedë të shoqërisë.

Lidhur me këtë publiku është kurioz më shumë për personazhet publike, shkruan lajmi.net.

Një pyetje nëse do të jetonte me vjehrrën i është drejtuar edhe moderatores shqiptare, Aulona Musta.

Ajo ka bërë një bisedë virtuale me fansat e saj, ku ata i kanë drejtuar pyetjet dhe ajo i është përgjigjur.

Një pyetje që i është bërë Aulonës, e cila duhet thënë se nuk është e vetmja, ka qenë nëse do jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën.

“Jo. Njësoj siç nuk do jetoja as me prindërit e mi. Unë dua të rri lakuriq në shtëpi! Të zihem e pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri. Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pastroj shtëpinë, etj, etj Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift eshtë të jetojnë vetëm”, ka shkruar ajo në përgjigjen e saj./Lajmi.net/

Leave a Reply