Mjeku shqiptar në Zvicër: 40 % e rasteve në Zvicër janë mërgimtarë që janë kthyer nga Kosova

0
328

Mjeku shqiptar në Zvicër, Mentor Bilali, ka thënë se në bazë të statistikave del se mërgimtarët e kthyer pas pushimeve nga Kosova kanë qenë një nga faktorët e shpërndarjes së virusit në këtë shtet.

“Ne mund të flasim si të duam, por realiteti flet ndryshe. Duke pasë parasysh statistikën aktuale që e kemi është se mbi 40 % të rasteve në Zvicër janë ata që janë kthyer prej pushimeve dhe 80 % prej tyre janë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut”.

Bilali, në Klan Kosova, ka thënë se ka shumë shqiptarë të pavaksinuar që janë të hospitalizuar në Zvicër.

Por, cilat janë arsyet pse shqiptarët në Zvicër po hezitojnë që të vaksinohen?

“Arsyet janë shumë të paargumentuara. Kanë një frikë nga vaksina, sepse janë fatkeqësisht të keqifnormuar nëpër rrjete sociale dhe lajme të paevidentuara”.

“Është interesant një fakt se rastet që kanë familjarë të hospitalizuar kanë ndryshuar mendim, sepse janë konfrontuar me realitetin. Ata janë tash plotësisht të bindur të vaksinohen, sepse e kanë parë seriozitetin e infeksionit COVID-19”.

Leave a Reply