Misteri në Turqi, kush po i shpëton fëmijët nën gërmadha? “Një burrë me mjekër të bardhë…”!

0
8095

Ekipet e shpëtimit në Turqi po përballen cdo ditë më mrekulli mes rrënojave. Pas 128 orësh “e varrosur për së gjalli”, një foshnje u gjet prej tyre në gjendje të mirë shëndetësore. Fëmija jo vetëm nuk është i trembur, por shihet i qeshur në pamjet e marra në vendngjarje e që u bënë virale në rrjet.

Edhe shumë foshnja të tjera janë shpëtuar nga rrënojat gjatë këtyre ditëve të vështira për Turqinë,  teksa për një pjesë të tyre, autoritetet nuk kanë mundur të gjejnë apo kontaktojnë asnjë të afërm.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë histori të pabesueshme për të mbijetuarit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Së fundi, mediat turke publikuan historinë e një vajze 6-vjeçare, e cila pasi u shpëtua tha se ishte ushqyer nga një burrë me mjekër të bardhë gjatë ditëve që qëndroi nën rrënoja. Një gazetar turk e pyeti vogëlushen nëse ishte e uritur dhe ajo u përgjigj se kishte ngrënë. Madje tha se burri e mbante shtëpinë në shpinë, që të mos rrëzohej.

Ndërkohë, më e cuditëshmja është që ndonëse kishte kaluar ditë nën gërmadha, testet treguan se trupi i saj ishte i ushqyer vërtet dhe i kishte proteinat e duhura.

Leave a Reply