Mira Murati sërish e “ndërron” lojën në inteligjencë artificiale

0
50

Startup-i i inteligjencës artificiale “Thinking Machines Lab”, i krijuar nga Mira Murati, po zhvillon një veçori të re që do të ndryshojë tërësisht konceptin e AI-së.

Derisa të gjithë ata që aplikojnë shërbimet e inteligjencës artificiale presin derisa roboti të promptojë përgjigjen, Murati ka menduar një zgjidhje për këtë.

Kompania ka punuar me disa modele ndërveprimi që konsistojnë me sisteme që mund të dëgjojnë, përpunojnë dhe përgjigjen njëkohësisht.

Ky përditësim mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si njerëzit bashkëveprojnë me inteligjencën artificiale, transmeton IndeksOnline.

“Thinking Machines” ka zhvilluar një arkitekturë të re që e quan “full duplex”, e që sistemi e ndan komunikimin në mikro-kthesa prej afërsisht 200 mili-sekondash. Kjo do t’i lejojë inteligjencës artificiale të reagojë vazhdimisht ndaj të dhënave vizuale dhe dëgjimore, edhe kur është duke folur.

Në qendër të sistemit është një model me 276 miliardë parametra, i përbërë nga ekspertë të përzier, i fokusuar në trajtimin e shpejtë të bisedave, praninë dhe përgjigjet e menjëhershme.

Modeli u zhvillua asisoj që me AI-në do të mund të bashkëbisedosh sikur të ishe në një thirrje telefonike, dhe do në një bisedë pyetje-përgjigje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here