Interesante! Policia e Kosovës futet në Superligë, shpallen kampion në Ligën e Parë

0
44

Policia e Kosovës ka shënuar fitore ndaj Minatorit në ndeshjen e fundit të kampionatit në Ligën e Parë, duke u shpallur kampion.

Pas vetëm një viti në Ligën e Parë, Policia e Kosovës ka ndërtuar një ekip të fortë, duke regjistruar 13 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Me 41 pikë, Policia e Kosovës u shpall sot kampion i Ligës së Parë.

Trofeu për lojtarët u dorëzua nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Komisioni i futsallit i uron Policisë së Kosovës suksese sezonin e ardhshëm ku do të garojë në elitën e futsallit vendor./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here