Mësimdhënësi nga Suhareka, shigjetar profesionist

0
409

Ditën e nis në shkollën ku është mësimdhënës prej 11 vjetësh.

Është ky Atdhe Luzhnica, arsimtar i lëndës së historisë.

Por, ditën nuk e mbyll me vetëm këtë angazhim.

Krahas ditarit, ai e zotëron edhe një sport të veçantë, atë të shigjetarisë të cilin e ushtron në Luzhnicë, në fshatin e tij të lindjes.

“Ka rreth 12-vjet që merrem me shigjetari. Sot jam edhe kryetar i klubit si dhe trajner i licencuar ndërkombëtar. Pretendimet e mia janë që të hap një shkollë harku në qytet, atje ku kam më shumë mundësi t’i trajnoi nxënësit, por tani për tani nuk kam hapësirë e poligon”, shprehet arsimtari Luzhnica.

Shigjetaria kategorizohet mes sportesh që kërkojnë precizitet të lartë. Si e tillë ka disa disiplina të cilat i njeh mirë Luzhnica.

“Ka disa disiplina të harkut, por kjo që e përdorim ne përdoret edhe në gara olimpike, pastaj ka tradicionale, pastaj ka edhe modele më të moderuara e forma të tjera, si: hark i thatë, hark i plotë”, thotë shigjetari.

Synimet e Luzhnicës janë që ta zhvillojë sportin e shigjetarisë në Kosovë, porse përmend se i duhet përkrahje institucionale, pasi sipas tij kjo i mungon këtij sporti në vend.

Leave a Reply