Mercedes-Benz nis tërheqjen e afër një milion veturave pas dyshimeve për probleme në frena

0
425

Mercedes-Benz ka njoftuar për tërheqjen afër një milion veturave nga qarkullimi për shkak të problemeve potenciale të tyre me sistemin e frenimit.

Prodhuesi gjerman ka thënë se do të thërrasë pronarët e veturave të prodhuara në mes vitit 2004 deri më 2015, raporton Euronews, transmeton KlanKosova.tv.

Modelet nga seritë  ML dhe GL të SUV-s dhe të R-Class të minikombave thuhet se janë të prekur.

Frenat e tyre mund të jenë me atë që quhet “kolizion i avancuar”. Kompania ka thënë se 993 mijë vetura për tërheqje, përfshirë 70 mijë në Gjermani.

Mercedes do ta fillojë menjëherë tërheqjen, për të inspektuar  dyshimet për frenat dhe duke zëvendësuar pjesët që është e nevojshme.

Leave a Reply