Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e dy personave dhe ngrit 4 aktakuza

0
298

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzet (20) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona,  si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.       

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në Familje” nga neni 248 i KPRK-së.

Aktakuzat:    

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.     

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.   

Leave a Reply