Sot në vend do të mbajë mot kryesisht me vranësira, të shoqëruara me kushte për reshje shiu, sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).
Temperaturat e mëngjesit do të zbresin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 5 deri në 9 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 6 metra në sekondë./04 Online/















































