Al Nassr i prish planet Barcelonës për João Félixin, përgatit kontratë deri në vitin 2029

0
23

Barcelona mund të humbasë mundësinë për ta rikthyer João Félixin në Evropë, pasi Al Nassr po planifikon ta zgjasë qëndrimin e sulmuesit portugez deri në vitin 2029.

Sipas marrëveshjes aktuale, klubi saudit ka të drejtë të aktivizojë një klauzolë që ia zgjat kontratën edhe për dy sezone, pa pasur nevojë për një marrëveshje të re, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara.

Ky zhvillim do të ishte një goditje për Barcelonën, e cila kishte shpresuar ta transferonte portugezin si lojtar të lirë në vitin 2027.

Në rast të aktivizimit të klauzolës, paga vjetore e Félixit do të rritej nga 10 në 12.5 milionë euro, ndërsa Chelsea do të përfitonte edhe 20 milionë euro shtesë.

Portugezi ka lënë gjurmë te Al Nassr, me 34 gola dhe 28 asistime në 63 paraqitje, duke u shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës ku aktivizohet edhe Cristiano Ronaldo./04 Online/