Chelsea synon rikthimin e Rüdigerit në janar, jashtë planeve të Mourinhos te Real Madridi

0
22

Londinezët po mendojnë të rikthejnë Antonio Rüdigerin në “Stamford Bridge” gjatë merkatos së dimrit, pasi 33-vjeçari nuk ka pasur hapësira te Real Madridi nën urdhrat e José Mourinhos, duke mbetur jashtë në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit spanjoll.

Mbrojtësi gjerman, kontrata e të cilit me klubin madrilen zgjat deri në vitin 2027, veshi fanellën e Chelseat për pesë sezone (2017–2022) dhe shihet si përforcim i menjëhershëm për prapavijën.

Përveç Rüdigerit, drejtuesit e Chelseat po ndjekin për afatin e janarit edhe mbrojtësin e Comos, Jacobo Ramon, si dhe Alex Scott./04 Online/