Kuvendi i Kosovës nisi punimet e seancës së sotme duke përkutjuar daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997, në varrimin e mësuesit Halit Geci në Llaushë të Skënderajt.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, në prag të 29-vjetorit të daljes së parë publike të UÇK-së, përmendi krerët e kësaj ushtrie guerile që po mbahen në burg në Hagë, të dënuar nga Gjykata Speciale për krime lufte.
“Nga varrimi i një mësuesi, lindi besimi se liria mund të fitohej. Ajo u fitua me gjak, me sakrificë, me guxim dhe me përkushtimin e mijëra njerëzve, sot atë liri ne e gëzojmë në shtetin tonë. Dhe teksa kujtojmë këto ngjarje, jemi pranë krerëve të Ushtrisë Çlirimtarëve të Kosovës, luftëtarëve të lirisë, të cilët edhe këtë nëntor po mbahen padrejtësisht në Hagë”, tha ajo.
Haxhiu tha se “vendi i tyre është në Kosovë”.
“Dhe ne vazhdojmë angazhimin tonë që drejtësia të vihet në vend dhe ata të lirohen sa më parë”, tha ajo.















































