Bebe Rexha takohet me grimierin shqiptar: Ju dua shumë shqiptarë

0
21

Grimieri shqiptar me famë ndërkombëtare, Kevin Kodra, është takuar së fundmi me këngëtaren e njohur shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha.

Kodra ka realizuar grimin e artistes në një prej eventeve të saj të fundit, ndërsa nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se dyshja kanë kaluar momente të këndshme së bashku.

Në një video të shpërndarë në Instagram, Kevini dhe Bebe shfaqen duke buzëqeshur dhe duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit.

Momenti që mori vëmendjen e ndjekësve ishte kur të dy bënë shqiponjën me duar, duke shprehur krenarinë për prejardhjen e tyre shqiptare.

“Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”, dëgjohet duke thënë Bebe Rexha në video.