Sara rikthehet në nostalgjinë e viteve ’90, kjo këngë i kujton kujtimet e bukura

0
20

Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit një moment nostalgjik nga muzika e viteve ’90 dhe 2000, duke ripostuar një video të Justin Timberlake nga emisioni “The Tonight Show with Jimmy Fallon”.

Në videon e publikuar së fundmi, Justin Timberlake shihet duke kënduar së bashku me mikun e tij, Jimmy Fallon, hitin e famshëm të Backstreet Boys, “I Want It That Way”.

Krahas videos, Sara ka shkruar:

“Si fanse e BSB-së, s’ka çmim të dëgjosh një ish-anëtar të NSYNC-së duke kënduar ‘I Want It That Way’”, duke e shoqëruar reagimin me një emoji të qeshur.

Përmes këtij postimi, ajo ka ndarë me ndjekësit edhe pak nga nostalgjia e saj për muzikën e asaj kohe, duke iu referuar me humor rivalitetit të dikurshëm mes dy grupeve të njohura, Backstreet Boys dhe NSYNC.

Sara rikthehet në nostalgjinë e viteve ’90, kjo këngë i kujton kujtimet e bukura