Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 5”, Jona Krasniqi ka nisur të zbulojë edhe disa nga ngjarjet që kanë ndodhur jashtë shtëpisë gjatë qëndrimit të saj në reality show.
Përmes disa postimeve në InstaStory, Jona ka falënderuar familjarët e saj për mbështetjen, teksa ka zbuluar edhe një episod të padëgjuar më parë, ku përfshihet këngëtari Labinot Rexha.
Sipas ish-banores, kushërinjtë e saj, të cilët kishin vendosur fotografinë e Jonës në “Rinora 4”, për pak sa nuk ishin përleshur fizikisht me këngëtarin.
“Edhe djemt e axhes qe ma kishin qit foton n’rinora 4 edhe per pak jan kan tu u rreh me Labinot Rexhen per mu”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar rrëfimin me të qeshura.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit të Jonës në Big Brother, Labinot Rexha kishte pretenduar publikisht se ishte bullizuar nga ajo gjatë vitit të kaluar.
Megjithatë, Jona nuk ka dhënë detaje të tjera rreth incidentit të pretenduar mes këngëtarit dhe familjarëve të saj.
Ish-banorja ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e njerëzve të saj më të afërt, duke theksuar se të pasurit një familje të tillë është fitorja e saj më e madhe.
















































