Megi Pojani dhe futbollisti shqiptar kapen sërish bashkë, ky detaj i nxori zbuluar

0
385

Megi Pojani, ka kohë që po komentohet në media për një lidhje me futbollistin.

Bëhet fjalë për futbollistin Endri Çekiçi, ku thuhet se janë bashkë prej disa muajsh, shkruan lajmi.net.

Por as njëri e as tjetri nuk e kanë pranuar ende publikisht.

Spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre nisën pasi publikuan disa foto nga një restorant, ku dyshja shfaqeshin nga i njëjti ambient.

E sërish ata janë kapur bashkë falë një detaji.

Megi ka publikuar një fotografi ku pozon para pasqyrës së një ashensori, e që gjithashtu dhe vetë Endri ka publikuar në ‘Instagramin’ e tij një foto po në të njëjtin ashensor.

Megi ndryshe, ishte pjesë e klipit të fundit të reperit të njohur kosovar, Don Xhon.

Leave a Reply