‘Më e mirë e ëma apo e bija’ – Keisi Medini prezanton nënën e saj bukuroshe

0
332

Keisi Medini, një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar, na ka prezantuar me të ëmën e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video në Instastory, ku shihet me të ëmën në një veturë, transmeton Top Channel.

Në video, Keisi në fillim tregon veten e më pas drejton kamerën nga e ëma. Ato duken si dy shoqe dhe njëra më e bukur se tjetra.

Deri më sot kemi parë marrëdhënien e ngushtë që Keisi ka me të atin, Sabianin, ku janë të panumërta postimet që ata bëjnë me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Ndërsa me nënën e vet ka ndodhur e kundërta, pasi nuk e ka ekspozuar asnjëherë në rrjetet sociale, deri më tani.

Leave a Reply