Mbi 6 mijë persona u gjobitën për një javë për mosrespektim të masave kundër Covid-19

0
285
Foto: Arkiva - Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë gjithë javës ka njoftuar për gjobat e shqiptuara për personat të cilët nuk kanë respektuar masat kundër COVID- 19.

Nga fillimi i javës e deri më sot sipas raportit ditor të Policisë, janë shqiptuar 6 mijë e 7 tiketa apo gjoba për këta persona.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur për mosrespektim të masave 791 persona.Qeveria e Kosovës për shkak të rritjes së numrit të rasteve positive me COVID- 19 si dhe rastet e viktimave, ka vendosur që për dy javë të zbatoj masa të cilat do të kufizonin lirinë e lëvizjes por edhe mbylljen e gastronomisë.

Leave a Reply