Për herë të parë që nga marrja e detyrës si komisionere për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Gjatë agjendës së saj, ajo fillimisht pritet të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Takimi është paralajmëruar të nisë në orën 10:00.
Më pas, rreth orës 10:45, zyrtarja evropiane do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Sipas njoftimeve zyrtare, pas përfundimit të takimeve, Marta Kos dhe Albin Kurti do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.















































