Mandarina është një frut i pasur me vitaminë C, antioksidantë dhe ujë, duke e bërë një zgjedhje të mirë për një ushqyerje të shëndetshme.
Vitamina C luan rol të rëndësishëm në përthithjen e hekurit nga ushqimet me origjinë bimore. Për këtë arsye, konsumimi i mandarinës së bashku me ushqime të pasura me hekur mund të ndihmojë organizmin të përfitojë më mirë nga ky mineral, veçanërisht te personat që kanë marrje të ulët të hekurit.
Megjithatë, mandarina nuk e shëron aneminë. Nëse anemia shkaktohet nga mungesa e hekurit, është e rëndësishme të përcaktohet shkaku dhe të ndiqet trajtimi i rekomanduar nga mjeku.
Sa i përket pretendimit se mandarina “lufton mykun e zorrëve”, nuk ka prova të mjaftueshme që konsumimi i saj mund të trajtojë një infeksion fungal. Ajo mund të jetë pjesë e një diete të ekuilibruar, por nuk duhet të zëvendësojë trajtimin mjekësor.
Mandarinat mund të konsumohen të freskëta dhe janë një mënyrë e shijshme për të marrë vitaminë C dhe lëndë të tjera ushqyese./04 Online/















































