Luana flet sërish për videon e krijuar me inteligjencë artificiale

0
203

Luana Vjollca ka thënë fjalët e fundit mbi videon që qarkulloi në rrjet, e cila ishte krijuar me inteligjencë artificiale.

Moderatorja, përmes një postimi në Instastory, u shpreh.

“Për ta lënë përfundimisht këtë baltosje të radhës, uroj shumë që të paktën nga kjo e keqe e madhe për mua, të shkaktohen 2 të mira të mëdha për këtë vend të vogël me kaq shumë ligësi për njëri-tjetrin!”

“1 – Uroj shumë që të paktën kjo histori të shërbejë për t’u dhënë zë të gjitha vajzave (patjetër edhe djemve) që e kanë përjetuar dhe mund ta përjetojnë sërish ktë traumë, ju lutem MOS HESHTNI! Të ngrenë zërin e tyre që mund t’u duket i pafuqishëm, por nuk është i tillë, e t’i shkojnë deri në fund çdo padrejtësie që u bëhet e aq më tepër, këtij lloj abuzimi me montazhet! Mos bini pre, kini kurajo, nuk jeni vetëm, mos e harroni kurrë këtë!”.

Luana u shpreh:

“2 – Në të njëjtën kohë, uroj shumë të shërbej si shembull për shtetin e të merren masa strikte për rastet e keqpërdorimit të kësaj teknike të re: #InteligjencaArtificiale. Unë do të vazhdoj të besoj në këtë botë e do vazhdoj t’ia dal sërish me ju në çdo hap. Ju falenderoj nga zemra për çdo fjalë mbështetëse që më keni dhuruar këto ditë. Shihemi të dielën, këtë herë, me shumë buzëqeshje”./anabel

Leave a Reply