Letër publike drejtuar ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiut

0
1444

E nderuara ministre me shumë vëmendje përcolla reagimet e juaja si ministre për vrasjen e 18
vjeçarës.

E nderuara ministre ju akuzuat prokurorin për neglizhencë të rastit sepse kryesit i krimit ishte recidivist që kishte kryer disa herë krime të njejta dhe prap ishte lënë i lirë.
E nderuara ministre tani ju jeni në pushtet,ju keni fuqi ligjore në ministrin ku ju jeni ministre,ju keni fuqi parlamentare sepse keni shumicën e parlamentit,ju tani mund të bëni ndryshime e jo të ndodhë e njejta gjë mbas disa viteve e ministri që vjen në ministrin e drejtësis të ju akuzoj juve për neglizhencë të punës së mekanizmave të drejtësis siq ju po akuzoni tani pushtetin e kaluar.
Pra ministre e drejtësisë nëse ju e keni vërtetë që do të bëni ndryshime atëher vepro.
Ministre ju duhet të filloni t’merrni seriozisht drejtësin duke filluar nga ministria e juaj që është ministria e drejtësis.
Minstre ju e keni fuqin ligjore n’prokurori,gjykatë dhe polici,atëherë ministre fillo nga kto instucione dhe bëj filtrimin e përsonave të pastër dhe të pa pastër me ligjin.
Ministre bëje hapin e parë për parandalimin e drogës n’Kosovë,vendos më shumë kontrolle në pika kufitare dhe më shumë skaner për zbulimin e tyre.
Ministre bëje ligj që çdo vitë duke filluar nga klasa e 10 dhe nga viti i 1 i universitetit të bëhet testi i drogës për të gjith nxënësit dhe studentët.
Ministre shtoji kontrollat e policis rreth shkollave dhe instucioneve arsimore sepse aty është rinia dhe aty është baza e atyre që shpërndajnë substanca narkotike.
Ministre bëje ligj që nën moshën 16 vjeqare t’mos ju shitet duhani dhe alkoholi dhe shto numri e insepktorave.
Ministre ndaloje shitjen e alkooholit mbas orës 12:00 të natës
Ministre ndaje buxhetin për polici dhe vendosju kamera profesionale policeve.
Ministre bëje sistemin e policis sistem digjital dhe anonim ndrysho sistemin e telefonatav,rrite besueshmërin e qytetarit tek policia.
Ministre bëje ligjin ose ndrysho ligjin që secili prokuror dhe gjykatës i ka kaq reste për ti kryer për 6 muaj.
Ministre vendos kamere në çdo qytet të Kosovës.
E di që ministria juaj nuk mund t’i bëj gjitha po bashkë me ministrit e tjera ju mundë t’a bëni këtë.
Ministre vepro që nesër mos t’akuzohesh ti.

Shkruan: Premtim KOLGECI

Leave a Reply