Komuna e Prizrenit arrin marrëveshje me ‘Infrakos’-in

0
762

Komuna e Prizrenit për vite me radhë kishte bllokuar dhënien e lejeve ndërtimore dhe kishte pezulluar planin zhvillimor komunal për skaj të vijave të hekurudhës.

Krejt kjo kishte ndodhur për shkakun se Prokuroria Themelore në Prizren i kishte ngarkuar me akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare katër ish drejtorë të Komunës së Prizrenit në kohën e qeverisjes së Ramadan Mujës, një inspektor komunal dhe dy zyrtarë të INFRAKOS .

Mirëpo, Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me INFRAKOS-in, e cila sipas tij kjo marrëveshje do t’i shërbejë qytetarëve.

Sipas Haskukës më ketë marrëveshje do të mbrohen hekurudhat, e poashtu do të përdoret edhe si vijë për hapjen e shtigjeve për biçikleta, për këmbësorë si dhe për vende për gjelbërim.

“Të dashur qytetarë të Prizrenit,
Edhe një problem shumëvjeçar i qytetit tonë, tanimë ka gjetur zgjidhje!
Vija e hekurudhave, e cila ka qenë arsyeja pse Komuna e Prizrenit ka pasur të bllokuar dhënien e lejeve ndërtimore dhe të pezulluar planin zhvillimor komunal, me marrëveshjen që kemi bërë me Infrakosin, tani do t’i shërbejë qytetarëve.
Me këtë marrëveshje do t’i mbrojmë hekurudhat, por në të njëjtën kohë do ta përdorim këtë vijë për hapjen e shtigjeve për biçikleta, për këmbësorë si dhe gjelbërim më të madh për qytetin.
Për tre vite e gjysmë, i kemi pastruar hekurudhat nga deponitë ilegale e nga uzurpimet dhe pas një kohe shumë të gjatë në negocim, tanimë kemi nënshkruar marrëveshjen, që këto hapësira t’i marrim në shfrytëzim.
Vullneti i Komunës së Prizrenit nga dita e parë ishte që këto hekurudha të funksionalizohen për të mirën e qytetarëve, por një vullnet i tillë ka munguar nga ana e Infrakosit.
Tani, me ndërrimin e qeverisë, ne kemi arritur të bëjmë këtë marrëveshje, nëpërmjet të të cilës do të realizojmë projekte që do ta bëjnë këtë zonë, por edhe Prizrenin më të bukur e më të gjelbër!”, ka thënë Haskuka./04 Online

Mund të jetë një imazh i 2 persona
Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe njerëz të ulur
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz të ulur

Leave a Reply