Ledrin e pagova 12 mijë euro për një koncert

0
381

Një ndër temat e cila ngjalli diskutime në studion e “Shqipëria Live” ishte pagesa që u bëhet artistëve për koncerte.

Në varësi të influencës që kanë u bëhen edhe pagesat për koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Në diskutim ishin të pranishëm menaxheri i VIP-ave, Alesio Alija dhe gazetari Flavio Qarri, të cilët dhanë mendimin e tyre në lidhje me temën.

Të ftuarit ndanin të njëjtin mendim në lidhje me shifrat që artistët publikojnë, ndërsa theksojnë se kjo është publiciteti që ata u bëjnë vetes.

Sipas tyre artistët që kërkohen më shumë janë ata që kanë vite në tregun muzikor dhe që kanë punuar fort për të arritur aty ku janë.

Shifrat tregojnë se artistët gjatë verës fitojnë deri në 500 mijë euro, me koncertet që bëjnë.

Në disa shifra të publikuar thuhet se pagesa për një koncert arrin deri në 12 mijë euro, duke treguar se rritja e çmimeve ka prekur edhe artistët.

Pagesa e artistëve nëpër koncerte:

Romeo dhe Donald Veshaj 10,000 euro

Alban Skënderaj 5000 euro

Elvana Gjata 5000 euro

Sinan Hoxha 5000 euro (Në dasma)

Artjola Toska 5000 euro (Në dasma)

Fatmira Breçani 5000 euro (Në dasma)

Gena 8000 euro

Tayna 8000-12,000 euro

Ledri 8000-10,000 euro

Capital T 6000-8000 euro

Ghetto Geasy 6000-8000 euro

Dhurata Dora 6000-7000 euro

Noizy 6000-8000 euro.

Leave a Reply