Flet menaxheri i VIP-ave: Nora Istrefi më nxorri në humbje…

0
361

Alesio Aliaj është menaxheri që u morrë me shumë artistë shqiptarë.

Së fundi ai ka folur lidhur me shuma që këngëtarët marrin nëpër koncerte, shkruan lajmi.net.

Në një lidhje në “Skype” për “Shqipëria Live”, ai ka treguar se ka marrë shumë këngëtarë shqiptarë në Australi.

Madje ai në veçanti ka folur edhe për disa nga artistët shqiptarë që e nxorrën atë në humbje.

Alesio njihet si i vetmi menaxher që e futi Shqipërinë në hartën e koncerteve në Australi.

”Nora s’ka hite, unë i bëra një favor tur menaxherit të saj, Enis Fetahut. E mora Norën në periudhën kur ishte festa e pavarsësisë së Kosovës, për ti bërë nder dhe humba lekë nuk fitova”, ka thënë Alesio për këngëtaren nga Kosova.

Sipas tij në Australi duhet të kesh një orë materiale në skenë, dhe gjithashtu sipas tij shumë prej këngëtarëve nuk kanë as 30 minuta line-up në skenë.

Ai ka folur edhe për Era Istrefin, të cilën e ka konsideruar si talent dhe gjithashtu ka treguar se në janar do të marrë në Australi edhe Elvana Gjatën.

Leave a Reply