Vdes nga COVID-19 edhe një 56 vjeçar, punonte në KEK

0
93
Foto: Ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Fatmir Berisha ka vdekur nga COVID-19.

Lajnë njoftim thuhet se viktima ishte nga fshati Vasilevë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot rreth orës 17:00.

“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Fatmir Berisha (56-vjeçar) punëtor në Mihje-KEK. Ishte njeri human dhe aktivist i devotshëm i Sindikatës, por vdekja misterioze e rrëmbeu papritmas. Fatmiri ishte ndër punëtorët shembullorë të KEK-ut, por në radhë të parë ishte një njeri i dashur dhe shumë i respektueshëm, si ndër kolegë, shokë dhe miq. Fatmiri ishte i prekur nga virusi COVID 19. Varrimi bëhet sot në ora 17 në Vasilevë. Ngushëllime familjes, kolegëve, miqëve dhe të gjithë atyre që e kishin njohur”, thuhet në njoftim.

Deri tash kanë vdekur më shumë se 130 persona nga COVID-19, janë prekur më shumë se 5 mijë e 500 derisa janë shëruar 2640. Në gjithë botën janë prekur 14 milionë banorë, janë shëruar më shumë se gjysma e tyre derisa kanë vdekur afër 600 mijë persona.

Leave a Reply