Universiteti i Prizrenit dhe Yenilikci Admiral Dernegi nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

0
25

Me rastin e përfundimit të konferencës ndërkombëtare “Eurasian Conference on Language & Social Sciences”, e mbajtur nga 16-18 tetor 2020, në Antaly të Turqisë, u bë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes përfaqësuesit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren – Prof.ass.dr. Armend Podvorica Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë dhe përfaqësuesit të Yenilikci Admiral Derneg – Prof. Dr. Hasan Karacan.

Sipas njoftimit, Memorandumi i Mirëkuptimit parasheh bashkëpunimin në aplikimin e risive në aktivitetet e shoqërisë, bashkëpunimin në pjesëmarrjen e realizimit të projekteve të karakterit vendor dhe ndërkombëtar dhe në mbështetjen e aplikimit të metodave dhe teknikave bashkëkohore në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

“Gjithashtu ky Memorandum parasheh mundësin e ndihmesës së studentëve në realizimin e projekteve hulumtuese për programet Master dhe të Doktoratës”, thuhet në njoftim të UPZ-së.

Konferenca ndërkombëtare “Eurasian Conference on Language & Social Sciences”, e mbajtur nga 16-18 tetor 2020, në Antaly të Turqisë, është mbështetur me disa punime shkencore nga stafi i rregullt i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.

Leave a Reply